Komunitete më të sigurta: Trajtimi i ekstremizmit dhe radikalizimit përmes ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit
Ekstremizmi dhe radikalizimi paraqesin sfida të mëdha si për individët ashtu dhe për komunitetet. Për të adresuar këto probleme, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues për identifikimin e shenjave të hershme të ekstremizmit dhe radikalizimit brenda familjeve.
Ky aktivitet kishte për qëllim t’ju ndihmojë grave rreth asaj se si të identifikojnë shenjat e hershme të ekstremizmit dhe fenomeneve të tjera negative, përfshirë abuzimin me substanca, si dhe cilët janë mekanizmat mbështetës në dispozicion.
Përveç kësaj, aktiviteti ofroi një platformë për të diskutuar mbi sigurinë e komunitetit, parandalimin e krimit dhe fuqizimin e grave. Mësuese, psikologe dhe anëtarë të Komitetit Lokal të Sigurisë Publike ndanë njohuri dhe zgjidhje praktike për të përmirësuar sigurinë e komunitetit. Ky aktivitet theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore, policisë dhe aktivistëve për të krijuar mjedise më të sigurta dhe më mbështetëse për të rinjtë.