Misioni i OSBE-së në Kosovë raporton përfundimin e rregullt të votimit
Prishtinë, 20 maj 2012 – Të gjitha vendvotimet e OSBE-së në Kosovë janë mbyllur sot pas përfundimit të rregullt të votimit, tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer. Sipas të dhënave të përkohshme të raportuara, pjesëmarrja në votime ishte 23.58 për qind.
“Ashtu sikur edhe në votimet e para dy javëve për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe, edhe kësaj here ishim në gjendje tu ofrojmë votuesve me të drejtë vote në Kosovë mundësinë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale serbe në një ambient të qetë”, tha Almhofer. “Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe janë mbyllur në ora 20:00. Nuk kemi pasur probleme teknike gjatë ditës.”
OSBE është në proces të paketimit dhe transportimit të materialeve zgjedhore për në Vranjë dhe Rashkë, ku do të bëhet numërimi nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë.
“Edhe një herë dua të falënderoj stafin e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe stafin nga misionet dhe zyrat e OSBE-së në rajon për punën e palodhur dhe mbështetjen e tyre. U jam mirënjohës edhe atyre që ofruan siguri, policisë, EULEX-it, dhe KFOR-it,” shtoi Almhofer.