Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e medias e alarmuar me vendimin e gjykatës në Shkup për vazhdimin e paraburgimit të gazetarit
VIENË, 25 korrik 2013 – Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, ka dënuar sot vazhdimin e paraburgimit të gazetarit hulumtues, Tomislav Kezharovski në Shkup.
Gjykata penale në Shkup së fundmi ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e gazetarit për 30 ditë të tjera. Ai ka kaluar tashmë 60 ditë në paraburgim që prej arrestimit fillestar më 28 maj, kur ai u arrestua lidhur me një artikull që shkroi në vitin 2008 për revistën Reporter 92 në të cilën zbuloi identitetin e dëshmitari në një rast vrasjeje.
"Është e papranueshme që një gazetar të arrestohet për raportimin e tij. Unë tashmë kam intervenuar dy herë për këtë rast muajin e kaluar. Sot, jam veçanërisht e shqetësuar për faktin se gjykata ka zgjatur paraburgimin e tij për tridhjetë ditë të tjera,” tha Mijatoviç.
Tre ditë më parë, Kezharovski ka filluar një grevë urie në shenjë proteste për vazhdimin e paraburgimit të tij. Ai thuhet se është në një gjendje të keqe mendore dhe fizike si rezultat i arrestimit të tij. Shoqëria civile dhe shumë kolegë të Kezharovskti tashmë kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e tij.
"U bëj thirrje autoriteteve që të dëgjojnë këta zëra të shoqërisë civile, dhe gjithashtu i bëj apel Tomisllav Kezharovskit që të përfundojë grevën e urisë", tha Mijatoviç.
"Edhe një herë, theksoj rëndësinë e lejimit të gazetarëve për të kryer raportim hulumtues mbi çështjet e interesit publik, të lirë nga kërcënimet e burgimit dhe të pa detyruar që të zbulojnë burimet e tyre. U bëj thirrje autoriteteve në Shkup të konsiderojnë këtë çështje si urgjente dhe serioze. Paraburgimi i vazhdueshëm Kezharovskit tashmë ka një ndikim të rëndë për lirinë e medias në vend," përfundoi Mijatoviç.
Komunikatën e parë për shtyp lidhur me paraburgimin fillestar të Kezharovskit mund ta gjeni këtu: //www.osce.org/fom/102198