Këshilli Ministror i OSBE-së mblidhet në Hamburg të Gjermanisë, më 8-9 dhjetor; hapen akreditimet për mediat
HAMBURG, 18 tetor 2016 – Këshilli i 23-të Ministror i OSBE-së do të zhvillohet më 8 dhe 9 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.
Veprimtaria do të mbahet me ftesën e Kryetarit të Radhës së OSBE-së për 2016-n, ministrit të Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Këshilli Ministror është organizmi kryesor vendimmarrës dhe qeverisës i OSBE-së. Takimi i përvitshëm u jep ministrave të jashtëm të 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së mundësinë të shqyrtojnë dhe vlerësojnë veprimtaritë e Organizatës, si dhe të forcojnë dialogun për çështjet e sigurisë në zonën e OSBE-së.
Gazetarët janë të ftuar të mbulojnë punimet e Këshillit Ministror, që do të zhvillohen në qendrën e ekspozitave në Hamburg (“Hamburg Messe”), Messeplatz 1, Hamburg. Përfaqësuesit e medias do të mund të hyjnë në vendin ku mbahet Këshilli Ministror përmes Hyrjes Perëndimore (“Eingang West”), e cila ndodhet pranë stacionit të transportit publik “Sternschanze” (metro dhe hekurudhë urbane).
Akreditimi paraprak i përfaqësuesve të medias është i detyrueshëm. Akreditimi bëhet në bazë vetëregjistrimi, përmes një adrese emaili të dedikuar.
Jeni të lutur të regjistroheni në presse@diplo.de , duke dhënë informacionin e mëposhtëm:
Emrin e plotë, vendin dhe datën e lindjes, numrin e pasaportës dhe kombësinë, adresën postare, adresën e postës elektronike, emrin e medias dhe shtetin ku ndodhet. Pranohen vetëm regjistrimet në gjuhën gjermane ose angleze.
Afati për regjistrimet përfundon më 30 nëntor 2016, ora 18:00.
Gjatë Këshillit Ministror, do të ketë disa mundësi për fotografi, me akses të kufizuar (organizim në grup). Lista e mundësive për fotografi do të bëhet publike më vete në kohën e duhur dhe përfaqësuesit e interesuar të medias do të duhet të shprehin parapëlqimin e tyre për një ose për disa grupe përmes një emaili në presse@diplo.de .
Edhe gazetarët e akredituar tashmë në vendndodhje të ndryshme të OSBE-së duhet të plotësojnë akreditimin e posaçëm për Këshillin Ministror, si më lart.
Kërkesat për vizë duhet të përmbushen përpara mbërritjes në Gjermani. Gazetarët që kanë nevojë për vizë hyrëse duhet të paraqesin kërkesën e tyre tek autoritetet kompetente, të paktën dy javë përpara ditës kur planifikojnë të udhëtojnë.
Akomodimi: Deri më 24 tetor 2016, përfaqësuesit e medias mund të bëjnë rezervime për dhoma hoteli në Hamburg, për periudhën nga 6 dhjetori deri më 10 dhjetor 2016, përmes një platforme rezervimi online të dedikuar (INTERPLAN): https://interplan.eventsair.com/hh-osze16/press/Site/Register .
Pas 24 tetorit 2016, kjo platformë online do të mbyllet dhe rezervimet e hotelit duhen bërë përmes mjeteve të përgjithshme të rezervimit.
Informacionin e detajuar për mjediset ku do të qëndrojë media, udhëzimet për akreditim, rezervimet e hotelit dhe kërkesat për vizë e gjeni në: https://www.osce.org/cio/275346
KONTAKTE:
Seksioni i OSBE-së për Komunikimin dhe Marrëdhëniet me Mediat
Sekretariati i OSBE-së
Zyrë: + 43 1 514 36 6756
(08:30-17:30, ora e Vjenës, gjatë ditëve të javës)
Celular: + 43 676 71 74 592
(Për kërkesat urgjente dhe ato jashtë orarit zyrtar)
press@osce.org
Departamenti i Shtypit i Zyrës së Jashtme Federale, Berlin
Zyrë: +49 30 1817 2056
(08:30-17:30, ora e Berlinit, gjatë ditëve të javës)
Kontakte
Seksioni i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Median
Sekretariati i OSBE-së
Telefon: + 43 676 71 74 592
Holger Dreiseitl
Zëdhënës i Kryesisë gjermane të OSBE-së
Misioni i Përhershëm i Gjermanisë në OSBE, në Vjenë
Gauermanngasse 2-4
1010 Vienna
Austria
Telefon: +43 17 11 54 167
Celular: +43 66 48 01 54 167