Kryesuesi i OSBE-së Borg përfundoi vizitën e Maqedonisë së Veriut
SHKUP, 12 nëntor 2024 —Kryesuesi i OSBE-së, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Maltës, Ian Borg, sot përfundoi vizitën e Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar partneritetin e fuqishëm midis Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së dhe riafirmuar përkushtimin e Organizatës për të forcuar progresin në vend.
Gjatë vizitës, kryesuesi Borg u takua me kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Jashtëm Timço Mucunski dhe kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi.
“Përkushtimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për avancimin e qeverisjes demokratike, sundimit të ligjit dhe kohezionit shoqëror rreshtohet thellë me misionin e OSBE-së”, tha kryesuesi Ian Borg. “Së bashku, forcojmë qëndrueshmërinë dhe sigurojmë që përpjekjet tona të përbashkëta të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Me padurim presim të vazhdojmë me punën tonë për kultivimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.”
Ai gjithashtu mori pjesë në takimin e Trojkës së OSBE-së, së bashku me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski dhe ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
“Trojka siguron OSBE-në me vazhdimësi, unitet dhe fokus strategjik duke mundësuar të lëvizim misionin tonë para me qëllim dhe vendosmëri”, tha kryesuesi Ian Borg. “Në këto kohëra të vështira, kur lufta aktuale kundër Ukrainës nënvizon brishtësinë e paqes, roli i OSBE-së si shtyllë e sigurisë është më qenësor se kurrë më parë. Sipas motos së Kryesisë së Maltës ‘Forcimi i qëndrueshmërisë, avancimi i sigurisë’ ne jemi të përkushtuar për të siguruar që OSBE do të mbetet funksionale dhe me ndikim atëherë kur është më e nevojshme”
Kryesuesi Borg vizitoi Misionin e OSBE-së në Shkup, misioni më i vjetër i OSBE-së në terren, i themeluar në vitin 1992. Gjatë vizitës së tij, ai u takua me shefin e Misionit ambasadorin Kilian Wahl dhe stafin e Misionit, duke lavdëruar përkushtimin e tyre dhe punën e çmuar në terren.
Kryesuesi gjithashtu u takua dhe me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të cilat punojnë në promovimin e barazisë gjinore dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe vajzave, duke njohur rolin thelbësor këto grupe luajnë për ndërtimin e komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.