Luftimi i korrupsionit, gjykim pas gjykimi
Sot, më 9 dhjetor, ne shënojmë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke shënuar kështu 16 vjet nga hyrja në fuqi e Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit (UNCAC).
Në OSBE, ne shënon këtë ditë si çdo ditë tjetër: duke vazhduar përkrahjen e 57 shteteve pjesëmarrëse në luftën e tyre kundër pandëshkueshmërisë në mënyrë që të zhduket korrupsioni.
UNCAC, dhe angazhimet përkatëse të OSBE-së, janë jetike, pasi ato nënkuptojnë se ndjekja penale e korrupsionit nuk është më opsionale. Gjyqësoret kombëtare luajnë një rol të rëndësishëm në përkthimin e qëllimit të këtyre instrumenteve ndërkombëtare në veprime kuptimplotë, respektivisht në hetime dhe gjykime efikase dhe efektive, rast pas rasti, çdo ditë.
Çfarë mendojnë njerëzit?
Ndërkohë që shohim një nivel të lartë angazhimi dhe përparim të dukshëm në luftimin e korrupsionit në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor, korrupsioni i profilit të lartë akoma gjen mënyra për të lulëzuar. Një pjesë e problemit është se gjyqësori shpesh nuk është në gjendje t'i thërret në përgjegjjësi autorët e kësaj vepre penale.
Sipas Barometrit Global të Korrupsionit EU 2021 të Transparency International, një sondazh i zhvilluar me mbi 40,000 evropianë tregon se pothuajse një e treta e të anketuarve besojnë se korrupsioni po përkeqësohet në vendin e tyre, ndërsa 44 përqind prej tyre mendojnë se situata nuk po përmirësohet.
Aftësia e korrupsionit për të gërryer sundimin e ligjit dhe për të minuar besimin e publikut te qeveria dhe institucionet publike është veçanërisht e dukshme në Ballkanin Perëndimor. Në Strategjinë për Ballkanin Perëndimor 2018, Komisioni Evropian pranoi se partnerët në rajon "tregojnë elementë të qartë të kapjes së shtetit, përfshi lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes". Sondazhi i Barometrit Ballkanik të vitit 2021 zbuloi gjithashtu se 61% e të anketuarve nuk u besojnë parlamenteve dhe gjykatave, ndërsa mbi gjysma e të anketuarve vlerësojnë performancën e gjyqësorit të tyre si të dobët ose shumë të dobët.
Kompleksiteti i ndjekjes penale të korrupsionit
Autoritetet bëjnë përpjekje për të luftuar korrupsionin në të shumtën e rasteve. Pandemia e COVID-19 ka përkeqësuar situatën edhe më tej –ndërsa gjykatat janë penguar të mbajnë seancat dëgjimore, pandemia nuk ka penguar autorët e korruptuar të vazhdojnë të gjejnë modalitete të reja për të kryer krime.
Veçanarisht, kemi vërejtur një rritje të rasteve të korrupsionit brenda sistemeve të kujdesit shëndetësor, si dhe lidhur me prokurimet publike.ë. Ndërkohë, gjyqësori dhe mekanizmat e tjerë të mbikëqyrjes institucionale luftojnë të jenë në hap me ritmin dhe kreativitetin e korrupsionit.
Edhe pse pandemia krijon hapësirë të re për korrupsionin, lidhjet midis korrupsionit dhe krimit të organizuar janë të shfrenuara, siç dëshmohet edhe nga Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda të BE-së (SOCTA) 2021. Raporti zbulon se “korrupsioni është një tipar i shumicës apo pothuajse i të gjitha aktiviteteve kriminale në BE…Korrupsioni është kërcënim kryesor që duhet trajtuar në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar.”
Ne e shohim këtë realitet të shfaqur çdo ditë në sallat e gjyqit në mbarë Ballkanin Perëndimor nëpërmjet monitorimit sistematik të gjykimeve . Gjyqësori në këtë rajon përballet me sfidën komplekse të ndjekjes penale në mënyrë efektive të rasteve që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë, si dhe ata me rrjetnë sektorin publik dhe privat, të cilët punojnë së bashku për përfitime private.
Shumica nga këto raste kanë ndikim të drejtëpërdrejt në aspektet thelbësore të një demokracie funksionale. Ambienti i polarizuar politik krijon gjithashtu rreziqe që gjyqësori të shfrytëzohet si një armë për t'u marrë me kundërshtarët politikë.
Gjyqësori – bastioni i fundit
OSBE i njeh këto sfida prej kohësh, dhe ka punuar me autoritetete vendore për të përdorur monitorimin e gjykimeve të informojnë mbi veprimet që përforcojnë integritetin dhe efikasitetin e sistemeve gjyqësore.
Përdorimi i vëzhguesve të paanshëm për monitorimin e gjykimeve forcon sundimin e ligjit duke hedhur dritë mbi procedurat dhe rezultatet të cilat përndryshe kalojnë pa u vënë re, apo të jenë të padukshme dhe të pakontrolluara.
Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka marrë drejtimin në zhvillimin e metodologjive të monitorimit të gjykimeve dhe mjeteve , të tilla si Monitorimi i Gjykimeve: Doracak Referues për Praktikantët. Kjo mundëson monitorimin e gjykimeve në mënyrë të qëndrueshme , në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë. Këto mjete nevojiten tani më shumë se kurrë pasinjë gjyqësor i pavarur dhe që funksionon mirë është bastioni i fundit kundër korrupsionit endemik .
Si pjesë e këtyre përpjekjeve, OSBE me përkrahjen e Komisionit Evropian ka nisur një projekt të specializuar rajonal për të monitoruar gjykimet e korrupsionit të profilit të lartë dhe krimit të organizuar në pesë juridiksione në Ballkanin Perëndimor. Kjo është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për të promovuar një përgjigje më efektive gjyqësore ndaj këtyre krimeve, si dhe të forcojë sundimin e ligjit dhe të krijojë sinergji rajonale aty ku është e nevojshme.
Në fund të fundit, gjyqësori i fortë dhe i pavarur hap rrugën për prosperitet dhe stabilitet afatgjatë në rajon. OSBE dhe BE kanë bashkëpunuar me autoritetet në Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë për të mbështetur ofrimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës, rast pas rasti.
Mësoni më shumë rreth Projektit Rajonal të Monitorimit të Gjykimeve: Lufta kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor këtu.
Nga Meagan Smith Hrle, Misioni i OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë