Materiale
Zbatimi i masës së paraburgimit sipas ligjit për procedurë penale të vitit 2010. Analizë juridike
Analiza për zbatimin në praktikë të masës së paraburgimit dhe korniza teorike ligjore e
paraparë në Ligjin për Procedurë Penale1 të vitit 2010 (në tekstin e mëtejshëm LPP i vitit
2010), i cili vendosi reforma konceptore në legjislacionin e procedurave penale në vend,
duke futur elemente karakteristike për sistemet akuzuese, është rezultat i bashkëpunimit
ndërmjet Shoqatës për Drejtësi Penale dhe Kriminologji dhe Sektorit të sundimit të së
drejtës në Misionin e OSBE-së në Shkup.
Të dhënat e paraqitura në Analizë kanë të bëjnë me periudhën e nëntë muajve të parë të
zbatimit të LPP të vitit 2010, përkatësisht nga 1 dhjetori i vitit 2013 deri më 31 gusht të
vitit 2014 në katër gjykata themelore (Manastir, Tetovë, Shkup dhe Shtip).
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.