Misioni i OSBE-së ne Shkup apelon për paqe dhe maturi
SHKUP, 21 maj 2014 – Misioni i OSBE-së në Shkup e ndanë dhimbjen lidhur me humbjen tragjike të një jete rinore në Gjorçe Petrov, gjë e cila u përcjellë me dy netë trazirash. “Ne jemi duke i monitoruar këto zhvillime me një shqetësim të madh”, deklaroi Shefi i Misionit, Ambasadori Ralf Breth. “Ne e kemi të qartë se autoritetet janë duke e hetuar këtë krimë, andaj është shumë e rëndësishme që procesi hetues dhe gjyqësor të zhvillohen pa pengesa.”
Solidariteti ndaj familjes së viktimës duhet të mbizotërojë mbi protestave të dhunshme dhe dëmeve ndaj pronave, potencojë Ambasadori Breth. “Në të kaluarën, qytetarët e këtij shteti kanë demonstruar aftësinë e tyre të bashkohen në kohra të vështira. Apelojmë tek të gjithë t’ju përmbahen këtyre vlerave. Nuk guxon të kërkohet përgjegjësi kolektive nga cila do bashkësi për veprat e një individi.”