OSBE-ja nis projekt për zmadhimin e kapaciteteve të Qendrave për bashkëpunim ndërmjet policisë dhe doganave në Evropën juglindore
SHKUP, 25 tetor 2016 – Projekti i OSBE-së për të zmadhuar kapacitetet e Qendrave për bashkëpunim ndërmjet policisë dhe doganave në Evropën juglindore fillojë sot në konferencën në Shkup, e cila solli në një vend shefat e policisë, policisë kufitare dhe shërbimeve doganore nga tërë Ballkani perëndimor.
Projekti i udhëhequr nga Njësia për Siguri dhe Menaxhim Kufitar pran Departamentit të Sekretariatit të OSBE-së për Kërcënime Transnacionale i zbatuar në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup ka për qëllim të përkrahë zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e bashkëpunimit rajonal ndërmjet Qendrave për bashkëpunim të policisë dhe doganave duke zmadhuar kapacitetet e Qendrave në rajonin juglindorë.
“Roli i Qendrave për bashkëpunim ndërmjet policisë dhe doganave është vërtetë shumë i rëndësishëm, pasi që të njëjtat e vazhdojnë bashkëpunimin ndërkufitar ekzistues dhe mundësojnë këmbimin e informacioneve analitike dhe operative për të luftuar më mirë krimet e organizuara transnacionale”, tha Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadorja Nina Suomalainen. “Për parandalim efikas të kërcënimeve transnacionale nevojitet një koncept rajonal dhe bashkëpunim ndërmjet të gjitha agjencive relevante”.
OSBE-ja me vite të tëra ka promovuar Qendrat për bashkëpunim ndërmjet policisë dhe doganave si praktika të mira të bashkëpunimit ndërkufitar në nivel strategjik dhe politik.
Dennis Cosgrove, Shefi i Njësisë për Siguri dhe Menaxhim Kufitar, i përshëndeti “përpjekjet e sinqerta të shteteve anëtare të OSBE-së të rajonit të Evropës juglindore për të zmadhuar bashkëpunimin” dhe u tregua optimist se OSBE-ja mund të sigurojë përkrahje të vlefshme për t’i zmadhuar dhe më tutje kapacitetet e Qendrave në rajon.
Në ditën e parë të konferencës, pjesëmarrësit do të këmbejnë shikimet e tyre mbi kapacitetet aktuale dhe funksionimin e Qendrave. Gjatë ditës së dytë, ekspertë nacional nga rajoni, në bashkëpunim me ekspertë të ftuar nga Konventa për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore të përkrahur nga Sekretariati i Lubjanës pran Qendrës së Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF Lubjana), Zyrës Evropiane të Policisë (EUROPOL), Agjencisë së Kufijve Evropian dhe Rrojës Bregdetare (FRONTEX), Organizatës Botërore të Doganave (WCO), Qendrës Rajonale për Migracion, Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI), dhe Policisë Federale Gjermane, do të punojnë së bashku për të përgatitur një plan për vlerësim në terren të Qendrave si hap i parë në qasjen ndaj nevojave të Qendrave.