Publications
Pjesëmarrja e grave të komunitetit në jetën politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 25 nëntor 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Demokratizimi, Barazia gjinore, National minority issues, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Gratë kanë pozicione politike dukshëm më të dobëta se burrat për sa i përket angazhimit dhe ndikimit politik si në vendet e pasura ashtu edhe në rajonet në zhvillim. Gratë nga komunitetet jo-shumicë shpesh përjetojnë diskriminim të dyfishtë në bazë të gjinisë dhe etnisë së tyre. Ky pozicion i pafavorshëm vërehet në mënyrë të ngjashme midis grave nga komunitetet jo-shumicë në Maqedoninë e Veriut. Rrjedhimisht, ky studim synon të ofrojë një shqyrtim gjithëpërfshirës të niveleve dhe rrethanave që rrethojnë pjesëmarrjen politike të grave nga komunitetet jo-shumicë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar pabarazitë e shumanshme me të cilat përballen gratë e komunitetit në përpjekjet e tyre për t'u bashkuar me jetën politike dhe publike. Studimi përdor një përzierje të metodave kërkimore sasiore dhe cilësore, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave parësore përmes një sondazhi në terren që përfshin 1002 të anketuar dhe gjashtë intervista dhe analizë dytësore të të dhënave.
Thirrje për aplikim: Trajnim ‘Raportimi i Gjykimit të Simuluar’ për gazetarë dhe studentë të juridikut
Publishing date: 31 tetor 2024
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Trajnimi ‘Raportimi i Gjykimit të Simuluar’ që organizohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për gazetarë të rinj dhe aspirantë si dhe studentë të juridikut nga mbarë Kosova ka për qëllim t’ju sigurojë atyre përvojë të dorës së parë në raportimin nga gjykata. Ata do udhëzohen për praktikat më të mira në marrjen e informacioneve dhe komunikimin me zyrtarët gjyqësor, dhe anasjelltas. Trajnimi do të pasohet nga një punëtori përmbyllëse, si platformë për të diskutuar mësimet e nxjerra nga trajnimi dhe për të formuluar konkluzione dhe rekomandime.
Fjala e Kryetarit të Prezencës në Forumin e 10-të vjetor për Zhvillimin e Medias
Publishing date: 23 tetor 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Anketa kombëtare mbi qeverisjen dhe sigurinë mjedisore
Publishing date: 22 tetor 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Veprimtaritë mjedisore, Mirëqeverisja, Environmental good governance
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Botuar si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Forcimi i qeverisjes dhe sigurisë mjedisore në Shqipëri”, i cili mbështetet financiarisht nga Norvegjia, Franca dhe Italia.
Thirrje për aplikime: Kampi i punës shtigje të trashëgimisë kulturore
Publishing date: 8 tetor 2024
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë fton studentët e universiteteve nga komunitete të ndryshme që të aplikojnë në kampin pesë-ditor për të rinjë në fushën e trashëgimisë kulturore, me fokus në shtigjet e trashëgimisë kulturore. Ky kamp, i udhëhequr nga një ekspert ndërkombëtar, do të mbahet nga data 11-15 nëntor 2024 dhe do të ofrojë përvojë praktike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Që nga viti 2018, këto kampe u kanë ofruar të rinjve mundësi unike për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore. Për të qenë pjesë e kësaj eksperience, aplikoni deri më 20 tetor 2024.
Manuali praktik "Ankimi kushtetues individual"
Publishing date: 19 shtator 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Botuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri si pjesë e projektit “Forcimi i shtetit të së drejtës dhe promovimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet mbështetjes për Gjykatën Kushtetuese”, financuar nga Misioni i SHBA-së në OSBE, Misioni i Përhershëm i Italisë në OSBE dhe ambasada e Greqisë në Shqipëri.
Udhëzues për zyrtarët komunalë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike
Publishing date: 9 shtator 2024
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzuesi për zyrtarët komunalë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike u dedikohet zyrtarëve komunalë përgjegjës për çështje lidhur me qasjen në dokumente publike, mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale. Ne vitin 2023, OSBE-ja ne bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, filloi iniciativën për ngritjen e kapaciteteve të këtyre zyrtarëve komunal nëpërmjet organizmit të punëtorive rajonale që rezultuan me këtë udhëzues.
Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Мaqedoninë e Veriut- Hulumtim për të rinjtë dhe sigurinë
Publishing date: 2 shtator 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të drejtave pronësore- Edicioni i 10-të
Publishing date: 12 gusht 2024
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe personave të zhvendosur.
Udhëzues për punonjësit e mbrojtjes së fëmijës mbi masat e mbrojtjes për fëmijët viktima të trafikimit
Publishing date: 29 korrik 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Combating trafficking in human beings
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky botim i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri ofron udhëzime për punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve dhe çdo strukturë që punon me fëmijët e trafikuar se si të sigurojnë mbrojtje të menjëhershme dhe afatgjatë për çdo fëmijë viktimë trafikimi dhe shfrytëzimi. Botimi Botimi është pjesë e projektit “Fuqizimi i kapaciteteve të agjencive ligj zbatuese dhe të ndjekjes penale dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për masat ndaj trafikimit të qenieve njerëzore”, që financohet nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Italia.