Materiale
Broshurë Informuese rreth Programit të Studimit Master Shkencor në “Drejtësi Tranzitore”
Programi Master Shkencor në Drejtësi Tranzitore në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës është krijuar për të konsoliduar kërkimin dhe mësimdhënien në fushën e drejtësisë tranzitore në Shqipëri. Përmes një kurrikule të gjithanshme dhe të integruar, Programi do trajtojë dimensionet kritike për të kuptuar drejtësinë tranzitore në Shqipëri, duke iu referuar kontekstit shoqëror, politik, institucional dhe ligjor në të cilin u krye tranzicioni nga e kaluara komuniste, aktorët kryesorë, dhe deri në çfarë mase është arritur apo mund të arrihet drejtësia. Programi do nxjerrë mësime nga krahasimet me shoqëritë e tjera që kalojnë nga lufta te paqja ose nga autoritarizmi te demokracia.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.