Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë prezanton Strategjinë e saj të parë, zhvilluar me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së dhe KAS-it
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së dhe Zyrën e Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), prezantoi Strategjinë e saj të parë, në një veprimtari, më 22 prill 2021.
Strategjia, e cila u mbështet nga Prezenca me kontributin financiar të KAS-it, përbën dokumentin e parë strategjik të punës së Gjykatës Kushtetuese dhe synon trajtimin e sfidave të tashme dhe të ardhme të institucionit.
“Strategjia shumëvjeçare e Gjykatës dhe Plani përkatës i Veprimit, që po prezantojmë sot, krijojnë një kornizë të dobishme për bashkëpunimin tonë. Strategjia është një dokument shumë solid dhe konkret për të fuqizuar burimet njerëzore dhe kapacitetet teknologjike të Gjykatës, për të rritur aksesin, transparencën dhe komunikimin me jashtë, të cilat do të forcojnë besimin e qytetarëve në punën e Gjykatës së tyre”, tha Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo Del Monaco, në ceremoninë e prezantimit.
Në veprimtari folën edhe Kryetarja e Gjykatës, Vitore Tusha, të gjithë anëtarët e saj, si edhe kreu i KAS-it në Shqipëri, Tobias Rüttershoff.
Përmes masave konkrete të parashikuara në Strategji dhe në Planin e Veprimit, Gjykata Kushtetuese synon të rrisë burimet e saj njerëzore dhe kapacitetet teknologjike për më shumë cilësi dhe efiçencë të çështjeve. Gjykata, gjithashtu, ndërmerr hapa shtesë për të rritur aksesin, transparencën dhe komunikimin me palët, median dhe publikun.
Zhvillimi i Strategjisë qe një proces tërësor dhe gjithëpërfshirës. Në të morën pjesë të gjithë gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës Kushtetuese, të cilët u mblodhën, në mënyrë periodike, për të analizuar burimet dhe nevojat e institucionit, si edhe për të planifikuar në mënyrë strategjike për vitet në vijim. Tri tryeza teknike dhe dy grupe intervistash individuale me Gjykatën kontribuuan në Strategji dhe në Planin e Veprimit.
Gjatë vitit 2021, Prezenca e ndihmoi Gjykatën edhe për të bërë një vlerësim të sistemit të menaxhimit të çështjeve, si dhe i ofroi akses në literaturë profesionale dhe në kërkime ligjore për ligjin, standardet dhe praktikën kushtetuese.