“Jo shumë konsideratë për interesat e zgjedhësve në zgjedhjet vendore të Shqipërisë”, thonë vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it
TIRANË, 1 korrik 2019 – Zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri u mbajtën pa marrë shumë nëkonsideratë interesat e zgjedhësve në një klimë ngërçi politik, thanë vëzhguesit e Zyrës së OSBE-së përInstitucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në një deklaratë paraprake të gjetjeve tëtyre.
Opozita vendosi të mos marrë pjesë, por, pavarësisht kësaj, qeveria ishte e vendosur t’i zhvillontezgjedhjet. Kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë në 31 nga 61 bashki gjithsej. Nëkëtë kontekst, zgjedhësit nuk patën mundësi kuptimplote për të zgjedhur mes opsioneve tëndryshme politike, përfundon deklarata.
“Ndonëse një sërë partish politike, koalicionesh dhe grupesh qytetare dolën me kandidatë,mungesa e partive kryesore opozitare në zgjedhje e kufizoi ndjeshëm mundësinë e zgjedhësve përtë zgjedhur kandidatët,” tha Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit të ODIHR-it përvëzhgimin e zgjedhjeve. “Refuzimi fillimisht nga po ato parti për të emëruar anëtarë tëadministratës zgjedhore, plus interpretimi i politizuar më pas i ligjit zgjedhor, e lanë administratënzgjedhore të vendit të paekuilibruar dhe ulën besimin te zgjedhjet.”
Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë prej vendimeve të administratës zgjedhore umorën duke pasur si objektiv garantimin e mbajtjes së zgjedhjeve. Ndonëse çështjet lokale utrajtuan në disa aktivitete të vogla, fokusi kryesor gjatë fushatës ishte mospjesëmarrja e partivekryesore opozitare dhe data e zgjedhjeve. Pati, gjithashtu, edhe pretendime të besueshme ngazgjedhësit për presione nga të dyja anët, konstatuan vëzhguesit.
Ambasadorja Glover vazhdoi: “Ne pamë prova se zgjedhësit u ndodhën nën presion nga të gjithapalët politike. Kjo, bashkë me fokusimin nga një media e polarizuar te kriza politike dhe jo tek ofrimii informacioneve të paanshme rreth kandidatëve, i pengoi disa votues që të votonin të lirë dhe tëbënin zgjedhje të mirinformuara.”
Ajo çka qe pozitive ishte fakti që votat u numëruan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe paqësore.Më shumë se 3.5 milion vetë ishin regjistruar për të votuar dhe një përqindje e përafërt prej 21përqind votuan në 5,410 qendra votimi në të gjithë vendin. Gjithsej, në të 61 bashkitë në vend ishinregjistruar 97 kandidatë për kryetarë bashkie, duke përfshirë 11 gra dhe 544 lista kandidatësh përkëshillat vendorë, të cilat ishin të gjitha të ekuilibruara nga pikëpamja gjinore në përputhje me ligjinzgjedhor.