Materiale
Mbështetja për Reformat Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor
Zyra e OSBE-së për Institucione
Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut
(ODIHR) është në procesin e zbatimit
të Projektit “Mbështetje për reformat
zgjedhore në Ballkanin Perëndimor” me
qëllim mbështetjen e institucioneve dhe
të shoqërisë civile në përpjekjet e tyre për
ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve
për vëzhgimin e zgjedhjeve. Objekti
i këtij projekti mbulon disa fusha që
lidhen me administrimin e zgjedhjeve,
regjistrimin e zgjedhësve, rolin dhe punën
e mediave gjatë fushatave zgjedhore,
aftësinë e partive dhe të kandidatëve për
të bërë fushata lirisht, si dhe kapacitetin
dhe pavarësinë e organeve që zgjidhin
mosmarrëveshjet zgjedhore.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.