Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe OSBE- zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR), nisën tri projekte për përmirsimin e situatës së minoriteteve dhe grupeve të rrezikuara në Ballkanin Perëndimor
Në ngjarjen e organizuar në Budvë, nga 27 deri më 29 qershor 2012, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Zyra e OSBE-së për Institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) bashkërisht i nisën tri projekte për promovimin e integrimeve të minoriteteve në Ballkanin Perëndimor.
Fillimi i përbashkët i projekteve” Praktikat më të mira të Integrimit të Romëve”, të implementuar nga ODIHR dhe zyrat në terren të OSBE-së, “ Promovimi i të drejtave të njerit dhr Mbrojtjes së minoriteteve në Evropën Juglindore” dhe “ Iniciativat rajonale për arsimimin gjithëpërfshirës”, të dy të implementuar nga Këshilli i Evropës, iu ndihmoi përfituesve të familiarizohen me projektet dhe me kornizën rajonale të bashkimit Evropian për koordinimin e integrimimit të minoriteteve në Ballkanin Perëndimor.
Në konferencën për shtyp të organizuar për të përmbledhur punën e konferencës, përfaqësuesit e BE, KE dhe ODIHR e shoshuan përkushtimin e organizatave të tyre të ndihmojnë përmirsimin e kushteve të komuniteteve minoritare dhe grupeve të rrezikuara duke e patur një qasje të integruar dhe të koordinuar. Sekretari i shtetit të Ministrisë së punëve të jashtme të Malit të Zi, Z. Nebojša Kaludjerović, nënvizoi sa e rëndësishëm është për vendet në rajon të kuptojnë qartë se çështjet e të drejtave themelore të njeriut, promovimin dhe mbrojtjen e tyre nuk duhet të perceptuar në një kontekst të ngushtë kombëtar.
Kaludjerović tha se "Me pjesëmarrje në këto projekte ne të gjithë konfirmojmë angazhimin tonë për të trajtuar çështjet e popullsisë rome, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe mbështetjen për arsimin gjithëpërfshirës nga këndvështrimi rajonal, për të arritur zgjidhje gjerësisht të aplikueshme", Drejtoresha e Përgjithshëm Gabriella Battaini-Dragoni, (Zëvendës Sekretare e Përgjithëshme e zgjedhur) të Këshillit të Evropës, theksoi nevojën për komunikim në mes të tri organizatave dhe aktorëve kombëtarë, si dhe vuri në dukje se çështjet e mbuluara nga tre projekte të janë fort të ndërlidhura. "Mbrojtja dhe promovimi i pakicave, të drejtat e pakicave të veçanta rome, dhe arsimi gjithëpërfshirës, janë degë të ndryshme të një çështjeje më të gjerë," tha Battaini-Dragoni "Ne jemi duke propozuar që të lëvizim sa më larg nga një mentalitet i projekteve që nuk marrin mjaftueshëm parasysh gjerësinë e çështjeve. "
"Gjendja e minoriteteve dhe grupeve të rrezikuara është veçanërisht e vështirë në një rajon që ka ka qenë dëshmitare e konflikteve të armatosura, transformimeve politike dhe tranzicioneve ekonomike në 20 vitet e fundit", tha Alberto Cammarata, ud Kryetar i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi. "Unë jam i bindur që, pa vonesë të mëtejshme, ndërhyrja duhet të arrijnë te këto grupe të rrezikuara ashtu që situata e tyre mund të përmirësohet në mënyrë të prekshme, përmes përfshirjes së tyre. Përmbushja e këtij objektivi është gjithashtu çelësi për suksesin e politikës së BE-së të zgjerimit të përgjithshëm. "
"Detyrat janë të qarta: vlerësimi, testimi dhe ndarja e praktikave ekzistuese të mira që janë efektive në ofrimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat me të cilat ballafaqohet ky rajon", tha Andrzej Mirga, Këshilltar i Lartë në Rome dhe Sinti në çështjet e ODIHR-it. "Shkëmbimi i praktikave më të mira konkrete do të ndihmojë implementimin më efikas në nivel kombëtar. Për më tepër, bashkëpunimi rajonal mund të shërbejë si një katalizator për ecurinë e zgjeruar në nxitjen e reformave të nevojshme, si dhe qasjet tjera strategjike dhe sistematike që mund të paraqiten në këtë nivel, mund të ushqejnë proceset e udhëhequra nga aktorët lokalë. "
Një qasje rajonale e dizajnuar për të plotësuar përpjekjet në nivel kombëtar u zgjodh për tre projekte të përbashkëta, të bazuara në kontekste shoqërore, politike dhe ekonomike dhe problemet në Ballkanin Perëndimor, si dhe në dritën e sfidave dhe objektivave të përbashkëta të vendeve përpara procesit të pranimit në BE-së.
Të tre projektet, me financim nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financimin të Këshillit të Evropës dhe shteteteve pjesëmarrëse të OSBE, do të zbatohet në dy deri në tre vjetët e ardhshme dhe do të ndihmojnë qeveritë, shoqërinë civile dhe aktorët tjerë në rajon të lidhen për të punuar së bashku në rritjen e integrimit të komuniteteve pakicë.