Avokatët në Kosovë trajnohen për udhëzuesin e ri për praktikë në kuadër të Projektit Drejtësi për Krime të Luftës
PRISHTINË, 19 tetor 2011 – Si pjesë e Projektit Drejtësi për Krime të Luftës sot në Prishtinë u mbajt një trajnim për aftësi të paraqitjes për 20 avokatët mbrojtës të cilët punojnë në rastet e krimeve të luftës.
Projekti Drejtësi për Krime të Luftës.në vlerë prej 4 milion euro është financuar nga Bashkimi Europian dhe udhëhequr nga OSBE, Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) në partneritet me Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish Jugosllavi (Tribunali i Hagës), Institutit Kërkimor Ndërrajonal për Krime dhe Drejtësi i OKB-së, dhe prezencën e OSBE-së në terren.
Gjatë kursit është përdorur Udhëzuesi për Mbrojtje Ndërkombëtare që ishte përgatitur nga Institutit Kërkimor Ndërrajonal për Krime dhe Drejtësi i OKB-së, së bashku me Shoqatën e Këshillit të Mbrojtjes gjatë praktikës para Tribunalit të Hagës. Ky botim është menduar për avokatët mbrojtës që punojnë në rastet e krimeve të luftës në rajon dhe është në dispozicion në gjuhën angleze, boshnjake, kroate, serbe dhe shqipe.
“Trajnimi përqendrohet në përvojat e praktikës së avokatëve mbrojtës në Tribunal të Hagës me qëllim të përforcimit të aftësive mbrojtëse të avokatëve mbrojtës që punojnë në rastet e krimeve të luftës”, tha Colleen Rohan, nga Këshilli për Mbrojtje në Tribunal të Hagës, i cili ka koordinuar përgatitjen e Udhëzuesit dhe udhëhequr seminarin trajnues.
Khaldoun Sinno, ushtruese detyre i shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë, tha: “Është me rëndësi që të vazhdojmë të sigurojmë një qasje gjithëpërfshirëse në kuadër të projektit për forcimin e drejtësisë për krime të luftës duke trajnuar këshillin mbrojtës përveç trajnimeve për prokurorë, gjykatës, dhe organizata joqeveritare.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi European.
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni: Sanela Tunović, Zytare për Informim e Projektit Drejtësi për Krime të Luftës në: 387 61 539 535 or e-mail: at wcjp@odihr.pl.