Gjykatësit dhe Prokurorët nga Kosova vizitojnë ICTY si pjesë e Projektit Drejtësi për Krime të Luftës nismë për trajnim për gjyqësorin e Kosovës
PRISHTINË, 5 tetor 2011 – Një grup prej njëmbëdhjetë gjykatësve dhe prokurorëve nga Kosova kanë filluar sot një vizitë studimore dy-ditore në Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish Jugosllavi (ICTY).
Kjo vizitë është pjesë e një nisme për ndërtim të kapaciteteve e realizuar në kuadër të Projektit Drejtësi për Krime të Luftës (PDKL), zbatuar nga OSBE, Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), ICTY dhe Institutit Kërkimor Ndërrajonal për Krime dhe Drejtësi i OKB-së.
Vizita përshinë një seminar trajnues, diskutime kolegiale me gjykatësit dhe prokurorët e ICTY, si dhe prezantime nga stafi i Tribunalit. Kjo është hera e parë që Tribunali është nikoqir e një grupi të gjykatësve dhe prokurorëve nga Kosova.
“Programi ishte zhvilluar në konsultim të ngushtë me praktikantët dhe Institutin Gjyqësor të Kosovës. ICTY e ka përshtatur programin për t’iu përgjigjur nevojave të pjesëmarrësve,” tha Romana Schweiger, Koordinatore Rajonale ODIHR.
Seminari trajnues bazohet në plan programin e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare (DNH), të ofruar nga PDKL për Institutin Gjyqësor të Kosovës për shfrytëzim në programet e tyre të rregullta trajnuese.
“Bartja dhe shkëmbimi i njohurive dhe ekspertizës bëhet në kohë të duhur dhe janë të rëndësishme për gjykatësit dhe prokurorët tanë”, tha Lavdim Krasniqi, Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës.
“Kam kënaqësinë e madhe t’iu urojë mirëseardhjen kolegëve tanë nga Kosova për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe ekspertizës në lidhje me gjykimin e krimeve të luftës. Kam besim se ky shkëmbim mendimesh dhe ekspertizës me kolegët tanë nga Kosova do të rezultojë në shumë njohuri për sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi gjatë punës sonë dhe të metodave për tejkalimin e këtyre sfidave”, tha gjykatësi i ICTY Fausto Pocar.
Pjesëmarrësit gjithashtu do të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Tribunal për të diskutuar me kolegët e tyre të ICTY çështjet që variojnë nga hartimi i akuzave dhe gjykimeve deri te çështjet e mbështetjes dhe mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve.
Projekti Drejtësi për Krime të Luftës është një projekt rajonal prej katër milion euro i financuar nga Bashkimi Europian dhe i kryer nga ODIHR në partneritet me ICTY, Institutit Kërkimor Ndërrajonal për Krime dhe Drejtësi i OKB-së dhe zyrat në terren të OSBE-së.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi European.
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni: Sanela Tunović, Zytare për Informim e Projektit Drejtësi për Krime të Luftës në: 387 61 539 535 or e-mail: at wcjp@odihr.pl.