Përmirësime në procesin zgjedhor të Shqipërisë, por shkeljet vazhdojnë, thonë vëzhguesit
TIRANË, 29 qershor 2009 – Në një deklaratë të dhënë sot, Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve doli në përfundimin se procesi zgjedhor në Shqipëri demonstroi përmirësime, por gjithashtu konstatoi se shkeljet vazhdojnë.
Vëzhguesit thanë se zgjedhjet shënuan një progress të prekshëm për sa i përket futjes së procedurave të reja të regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, si dhe miratimit të një kuadri të përmirësuar ligjor.
Por vëzhguesit theksuan, gjithashtu, se këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit dhe shkeljet e vërejtuara gjatë fushatës, të cilat e dobësoi besimin e publikut tek procesi zgjedhor.
Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe paqësore dhe atmosfera u përmirësua. Vëzhguesit e vlerësuan procesin e votimit pak më pozitiv sesa ai i zgjedhjeve të kaluara, por vërejtën shkelje procedurale të lidhura vecanërisht me tw shwnjimit me bojw dhe votimin e përhapur familjar.
Misioni tha se ishte shumë herët për të bërë një vlerësim përfundimtar, pasi numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultateve nuk kanë përfunduar ende.
“Vendi ka fituar pjekuri, ka përparuar, dhe shumë prej frikërave që kemi pasur vetëm disa muaj më parë, nuk janë konkretizuar. Unë, sigurisht, jam i gëzuar për progresin që pamë, por janë ende një numër i konsiderueshëm cështjesh që duhen trajtuar, vecanërisht klima e polarizuar politike”, tha Wolfgang Grossruck, Zëvendës Presidenti i Asamblesë
Parlamentare të OSBE-së dhe Kordinatori Special i Misionit të Vëzhguesve Afatshkurtër të OSBE-së.
“Këto zgjedhje treguan se populli shqiptar ka gjithë potencialin për të ndërtuar një shoqëri demokratike si ato në vende të tjera evropiane. Tashmw, bie një përgjegjësi shumë e madhe mbi autoritetet dhe aktorët kryesorë politikë në vend, tw cilwt duhet tw punojnw shumw pwr tw krijuar besimin e qytetarwve tek procesi zgjedhor demokratik”, tha Corien Jonker, Kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Raporti ynë shfaq zhvillime positive, por edhe disa negative në kryerjen e këtyre zgjedhjeve. Është bërë progress që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2005. Megjithatë, ende nevojiten përpjekje më të mëdha nga të gjitha forcat politike me qëllim përmbushjen e standardeve të kërkuara ndërkombëtare”, tha Bruce George, Kryetari i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
“Kodi i ri Zgjedhor miratuar me konsensusin e të dyja partive kryesore politike prezantoi një sërë përmirësimesh dhe garancish të rëndësishme, vecanërisht për sa i përket regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve. Është për të ardhur keq, pasi niveli i lartë i mosbesimit mes palëve, përdorimi i aktiviteteve zyrtare për qëllime fushate dhe akuzat për presion mbi zgjedhësit nuk e rritën besimin e publikut në procesin zgjedhor”, tha Ambasadorja Audrey Glover, Kryetare e Misionit të Vëzhguesve Afatgjatë të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSCE/ODIHR).
Për informacione të mëtejshme, kontaktoni:
- Roberto Montella, OSCE PA, cel: +43 699 10428681 ose +355 69 4512432, roberto@oscepa.dk
- Jens-Hagen Eschenbacher, OSCE/ODIHR, cel: +355 69 451 2426 ose +48 603 683 122, jens.eschenbaecher@odihr.pl
- Chemavon Chahbazian, PACE, cel: +33 662 265489, chemavon.chahbazian@coe.int
- Ruxandra Popa, NATO PA, cel: +32 477 31 06 020, rpopa@nato-pa.int