Materiale
Rehabilitimi dhe riintegrimi jashtë kontekstit të burgut për parandalimin dhe kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çojnë në terrorizëm

Ky udhëzues është shkruar për të ndihmuar politikëbërësit dhe profesionistët në hartimin e programeve rehabilituese dhe ri-integruese jashtë kontekstit të burgut. Udhëzuesi mban parasysh jo vetëm autorët e veprave penale të liruar nga burgu, por edhe të dyshuarit për përfshirje në terrorizëm që nuk janë dënuar për krime. Nga ana tjetër, trajton në mënyrë të veçantë rolin e aktorëve joshtetërorë. I konceptuar duke pasur në mendje posaçërisht vendet e Evropës juglindore, udhëzuesi është burim i rëndësishëm që ndihmon në hartimin e politikave dhe në zhvillimin praktikës.
Ky udhëzues vjen në vazhdën e udhëzuesve të hartuar nga Njësia e Veprimit kundër Terrorizmit (NJVKT) në Departamentin e Sekretariatit të OSBE-së për Kërcënimet Transnacionale.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.