Konkurs në shkrimin e eseve
I hapur për: studentët në studimet diplomike dhe post-diplomike të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Universitetit Goce Delçev në Shtip, Universitetit Shën Kliment Ohridski në Manastir dhe Universitetit të Evropës Jug-Lindore.
Data e fundit për dorëzimin e eseve: 15 nëntor 2024
Shpërblime: tre esetë më të mira do të marrin vauçerë për pajisje të TI-së (teknologjisë informative).
Projekti për “Përforcimin e sundimit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut III”, ka për qëllim që të zhvillojë sundimin e së drejtës duke zbatuar standardet ndërkombëtare si dhe zotimet e OSBE-së në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore, në të njëjtën linjë si dhe prioritetet strategjike të Maqedonisë së Veriut. Ky projekt synon të përballet me sfida të ndryshme të fushës së pavarësisë së gjyqësorit dhe paanshmërisë, të së drejtës penale, luftës kundër korrupsionit, luftës kundër diskriminimit, barazisë gjinore dhe të drejtave themelore në Maqedoninë e Veriut, ashtu si janë identifikuar në dokumentet e ndryshme politike të qeverisë dhe hulumtimet e ekspertëve ndërkombëtar.
Pas përfundimit me sukses të ligjeratave për luftën kundër korrupsionit, të organizuar në bashkëpunim me katër Universitetet vendore (Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Universiteti Goce Delçev në Shtip, Universiteti Shën Kliment Ohridski në Manastir dhe Universiteti të Evropës Jug-Lindore) nga entuziazmi i shprehur i studentëve si dhe për inkurajimin për angazhim të mëtutjeshëm të tyre në lufteë kundër korrupsionit, Misioni i OSBE-së në Shkup organizon një garë në shkrimin e eseve për studentët. Kjo garë rrjedh si rezultat i entuziazmit të studentëve të cilët morën pjesë në këtë aktivitet të ligjëratave (master klasëve) për luftën kundër korrupsionit, gjatë së cilave studentëve ju ofruan ligjerata frymëzuese nga profesionistë të spikatur në fushën e luftës kundër korrupsionit, si dhe akademikë, ashtu edhe aktivistë.
Autorët e tre eseve më të mira do të fitojnë vauçerë për blerjen e pajisjeve të TI-së (teknologji informative). Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 15 nëntor 2024.
Esetë duhet të paraqesin një kuptim të plotë bazuar në kuptimin faktik të natyrës komplekse të korrupsionit dhe gjithashtu duhet të japin ide reale se si të zvogëlohet korrupsioni. Autorët duhet të japin një ose disa argumente në lidhje me temën e zgjedhur për analizë dhe duhet të shpjegohet dhe përforcohet me disa burime të literaturës së besueshme nga ana akademike, ligjore ose politike. Rrjedhimisht, autorët janë të inkurajuar që të paraqesin mendimin e tare por gjithashtu duhet të jenë të sigurte që ky mendim është i bazuar në dëshmi të besueshme dhe bindëse. Esetë duhet të shkruhen në mënyre që të jenë mirë të strukturuar, të qartë e me përdorimin e gjuhës së përshtatshme.
Esetë duhet të bazohen në një nga këto tema të përgjithshme:
- Korrupsioni dhe rinia
- Korrupsioni dhe zgjedhjet/financimi i partive politike
- Aspektet penale të korrupsionit
- Korrupsioni dhe gjinia
Këto tema shërbejnë si një drejtim i përgjithshëm dhe autorët duhet të jenë të lirë të zhvillojnë esetë e tyre në mënyrë më specifike përderisa qëndrojnë në vijë me një nga katër temat e përgjithshme.
Esetë do të vlerësohen nga ana e një komisioni të përbërë nga tre profesorë, të cilët do t’i vlerësojnë esetë në bazë të kritereve si në vijim:
- Tema e esesë dhe relevanca (maks. 25 pikë)
- Kreativiteti dhe origjinaliteti i argumenteve dhe zgjedhjeve të propozuara (maks .25 pikë)
- Argumentimi dhe përdorimi i dëshmive dhe burimeve (maks .25 pikë)
- Gjuha, struktura dhe qartësia (maks .25 pikë)
Esetë duhet të shkruhen në gjuhën angleze, duke përdorur Times New Roman, në madhësinë e fontit 12 dhe zbrazëtirë brenda rreshtave prej 1.5 dhe duhet të jenë të gjatë rreth 1400 dhe 1600 fjalë (rreth 3 faqe). Esetë më të gjata nuk do të merren parasysh.
Esetë duhet të jenë punë origjinale e autorëve. Çdo shenjë e plagjiaturës (përfshirë këtu edhe përdorimin e Chat GPT) do të sanksionohet me diskualifikim nga kjo garë.
INFO SESION
Për studentët e interesuar, Misioni i OSBE-së në Shkup, një javë para afatit të dorëzimit të eseve do të organizojë një sesion informativ, me udhëzime më të detajuara për të përgatitur një ese më të mirë. Për të marrë informata më të hollësishme në lidhje me orën dhe datën e saktë të këtij sesioni, si dhe zoom linkun, dërgoni në e-mail me të dhënat tuaja deri tek Diana.Zhupanoska@osce.org.
Procesi i aplikimit
Udhëzimet për konkursin e eseve janë të qasshme edhe në gjuhën angleze dhe gjuhën maqedonase.
Autorët duhet të dërgojnë esetë e tyre ne e-mail te Diana.Zhupanoska@osce.org deri më 15 nëntor 2024 si një dokument i bashkangjitur në PDF. Me qëllim të lehtësimit në procesin e vlerësimit anonim, autorët duhet të theksojnë emrin dhe mbiemrin e tyre të plotë në tekstin e e-mailit, por jo të vendosin emrin e tyre në dokumentin PDF.