Materiale
Analiza e gjendjes së arsimit në gjuhët e bashkësive më të vogla
Ky raport paraqet legjislacionin aktual, procedurat, çështjet e koordinimit dhe komunikimit dhe barrierat kryesore në lidhje me arsimin në gjuhët e bashkësive më të vogla, por gjithashtu nxjerr në dritë rekomandimet kryesore për përmirësim. Drejtoria për Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit në Gjuhët e Pjesëtarëve të Bashkësive në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive i heton ndërlikimet që e rrethojnë arsimin në gjuhët e bashkësive më të vogla –gjuhën boshnjake, gjuhën rome, gjuhën serbe, gjuhën turke dhe gjuhën vllehe. Mbledhja e të dhënave, analizat e detajuara dhe intervistat gjithëpërfshirëse, ofrojnë njohuri të thella mbi sfidat me të cilat përballen bashkësitë më të vogla, veçanërisht në qasjen e tyre në arsimin cilësor. Janë në dispozicion pesë raporte më të vogla (një në secilën gjuhë – atë boshnjake, rome, serbe, turke dhe vllehe), dhe një dokument i përbërë në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.