Materiale
Udhëzues për kalimin e barrës së provës të Komisionit të Parandalimit dhe të Mbrojtjes nga Diskriminimi
Publikimi ka për qëllim të qartësojë konceptin ligjor procedural të kalimit të barrës së provës, kuptimin dhe qëllimin e saj, si dhe të gjitha pyetjet e hapura lidhur me zbatimin praktik të procedurave para Komisionit të Parandalimit dhe të Mbrojtjes nga Diskriminimi dhe gjykatës vendase, për të siguruar zbatim efikas të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Ai gjithashtu fokusohet në ndihmën e praktikuesve ligjorë në marrjen e njohurive dhe aftësive në fushën e ligjit të barazisë dhe parimit të mosdiskriminimit, andaj edhe gjërësisht janë përdorur shembuj nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe praktikat krahasuese nga vendet evropiane.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.