Materiale
Vlerësimi i punës së Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë nga perspektiva gjinore dhe nga perspektiva e diversitetit
Publikimi përfshin vlerësimet e brendshme dhe të jashtme të aktiviteteve dhe strukturës së Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë (AGjPP). Vlerësimi i brendshëm fokusohet në vlerësimin e proceseve të vendimmarrjes, organeve drejtuese dhe strukturës së punonjësve. Këtu përfshihet gjithashtu edhe vlerësimi i nevojave për trajnim të organeve drejtuese dhe punonjësve të AGjPP, për të rritur njohuritë e tyre për diversitetin dhe barazinë gjinore.
Analiza e aktiviteteve të jashtme vlerëson nëse diversiteti dhe barazia gjinore janë përfshirë në trajnimet e përgjithshme të zhvilluara në AGjPP, përfshirë aktet nënligjore për arsimin dhe trajnimin fillestar dhe të vazhdueshëm, si dhe kurrikulat vjetore.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.