Misioni i OSBE-së në Shkup publikon kursin online mbi teknikat e gazetarisë hulumtuese digjitale
Për të promovuar gazetarinë hulumtuese dhe për të ndihmuar profesionistët e medias të zhvillojnë aftësitë e tyre investigative digjitale në mënyrë që të mund të kryejnë kërkime më të plota për të nxjerrë në dritë faktet, Misioni i OSBE-së në Shkup publikoi një kurs elektronik më 15 nëntor 2022.
Ky kurs elektronik ofron një sërë mjetesh për gazetarët që hetojnë korrupsionin ose raste të tjera të profilit të lartë me interes publik. Kursi përfshin një sërë mjetesh dhe teknikash të dobishme që do të ndihmojnë gazetarët hulumtues të gjejnë më shumë informacion në platforma të ndryshme online. Kursi do t'i ndihmojë gazetarët të planifikojnë një investigim, të kryejnë kërkime të suksesshme në internet nëpër platforma dhe të mbledhin informacion, të kryejnë intervista të suksesshme dhe të kompletojnë gjetjet e tyre. Gjithashtu, kursi përfshin shumë këshilla nga gazetarë me përvojë se si të hetojnë më detajisht.
Ndërsa ky kurs elektronik është projektuar kryesisht për gazetarët hulumtues, veçanërisht ata që hetojnë rastet e korrupsionit, ai është gjithashtu i aplikueshëm për një audiencë më të gjerë gazetareske. Ne besojmë se kushdo që dëshiron të gërmojë më thellë në një temë mund të përfitojë nga mjetet, këshillat dhe teknikat e paraqitura në kursin falas të mësimit elektronik. Ju ftojmë të shikoni kursin, i cili është i disponueshëm në gjuhën angleze, maqedonase dhe shqipe.