Materiale
Moduli- Trajnim për veprimin me viktimat e tregtisë me njerëz
Ky Modul është dizajnuar të ndihmojë profesionistët në rritjen e njohurive të tyre lidhur me identifikimin, mbrojtjen dhe qasjen profesionale ndaj viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. Moduli është i ndarë në pesë sesione të cilat shqyrtojnë tema të tilla si: kuptimi bazë i trafikimit të qenieve njerëzore, korniza ligjore, procesi i identifikimit të viktimave dhe treguesit për identifikim, procesi i mbrojtjes, vlerësimi i nevojave, udhëzime për praktikat më të mira për kujdesin ndaj viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, risocializimin dhe riintegrimin, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe organizatave për ndihmë dhe mbështetje të koordinuar.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.