Materiale
Analiza e ndikimit të KOVID-SARS-19 nga perspektiva gjinore dhe e diversitetit
Analiza shqyrton qasjen shumëdimensionale dhe ndërlikueshmërinë e masave të prezantuara mbi gjininë dhe diversitetin gjatë pandemisë në Maqedoninë e Veriut. Kapitulli i parë ofron një përmbledhje të analizës gjinore të masave të miratuara nga Qeveria nga perspektiva e të drejtave të njeriut, ndërsa kapitulli i dytë përqendrohet në pjesëmarrjen e grave dhe burrave në tregun e punës, dhunën ndaj grave, pjesëmarrjen e grave dhe burrave në vendimmarrjen në përgjigjen ndaj COVID-19, etj. Kapitulli i tretë paraqet dhe analizon boshllëqet gjinore të krijuara nga përgjigja e ndajCOVID-19, ndërsa kapitulli i fundit përfshin propozime për masat që do të merren në periudhën pas COVID-19. Analiza u zhvillua nga Misioni i OSBE-së në Shkup në partneritet me Qendrën për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (CRPM) dhe organizatat e shoqërisë civile: Radar, Polio Plus, Koalicioni Rural, si dhe Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.