Materiale
Analizë e të dhënave nga vëzhgimi i procedurave gjyqësore në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vitin 2019
Në vitin 2019, Misioni i OSBE-së në Shkup së bashku me Koalicionin ‘Të Gjithë për gjykim të drejtë’ kanë kryer monitorim të gjykimeve, të përqëndruar në çështjet penale në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Analiza e të dhënave të marra nga gjykimet e monitoruara ofron një pasqyrë më të thellë në zbatimin e Ligjit për Procedurën Penale në çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ofron rekomandime për ndërhyrjet dhe reformat e ardhshme drejt sistemit të forcuar gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili nga ana tjetër, duhet të çojë drejt rritjes së besimit të publikut në gjyqësor.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.