Materiale
Analiza e pozicionimit aktual të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik brenda sistemit dhe roli i tij në trajnimin e stafit gjyqësor
Kjo analizë është e përkrahur nga Misioni i OSBE- së në Shkup dhe është përpiluar në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik me qëllim të ndihmojë Akademinë në procesin e planifikimit të drejtë dhe hartimin e priorireteve për zhvillim. Në këtë analizë të situatës aktuale, e shoqëruar edhe me hulumtime empirike janë përfshirë një numër i madh i gjetjeve dhe rekomandimeve të bazuara mbi dokumente të miratuara strategjike, si dhe hulumtime dhe rekomandime që kanë të bëjnë me sektorin juridik në Maqedoninë e Veriut dhe kanë pika të përbashkëta me punën e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.