Materiale
Misioni i OSBE-së në Kosovë trajnon gazetarë dhe zyrtarë policorë për raportim në kohë krizash
30 prill 2024
Nga 24 deri më 30 prill 2024, Misioni i OSBE-së në Kosovë, me kërkesë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka organizuar një trajnim pesëditor për raportimin në kohë krizash për gazetarët, punonjësit e mediave dhe Policinë e Kosovës.
Trajneri Sylejman Kllokoqi shpalosi për pjesëmarrësit përvojën e tij shumëvjeçare të raportimit në kriza, duke përfshirë si të mbrohen në situata të vështira, si dhe ofroi një kontekst të vlefshëm rajonal.
Në këtë trajnim kishte seanca ndërvepruese dhe shkëmbim përvojash dhe njohurish me trajnerët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, me fokus në përmirësimin e shkathtësive të pjesëmarrësve për raportim në kriza për të siguruar raportim të saktë, të ndjeshëm dhe të sigurt.