Kryesuesi i Radhës i OSBE-së Borg viziton Kosovën
VALLETTA/VIENNA, 9 prill 2024 — Kryesuesi i Radhës i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Maltës, Ian Borg, do ta vizitojë Kosovën më 11 prill për të diskutuar rreth angazhimit të OSBE-së dhe për tu takuar me liderët politikë.
Gjatë vizitës së tij, Kryesuesi Borg do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.
Ai gjithashtu do të mbajë takime me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe stafin e misionit, dhe do të takoj pjesëmarrëse nga Akademia e Dialogut e OSBE-së.
Kryesuesi Borg do të udhëtojë në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan për t'u takuar me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve nga komuna të ndryshme për të diskutuar rreth të drejtave të komuniteteve, angazhimin e të rinjve dhe fuqizimin e grave. Ai do të takohet edhe me kryetarët e komunave që përfaqësojnë komunitete të ndryshme për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin ndër-komunal të mbështetur nga OSBE. Ministri Borg do të takohet edhe me Peshkopin Teodosije nga Kisha Ortodokse Serbe.
Kryesuesi Borg do të ketë një prononcim të shkurtër për media në selinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë në Prishtinë në orën 16:30. Lusim mediat e interesuara të jenë në ambientet e OSBE-së në orën 16:15.
Kontakti:
Thomas Attard
Zëdhënës i Kryesuesit të Radhës të OSBE-së
+356 2204 3347
thomas.attard.1@gov.mt
Therese Abrahamsen
U. D. Drejtuese e Zyrës për Çështje Politike dhe Komunikim
Misioni i OSBE-së në Kosovë
+383 49 957 426
Therese.Abrahamsen@osce.org