Materiale
Sistemi i drejtësisë në Mitrovicë gjendja para dhe pas dorëheqjes masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ serbë të Kosovës

Ky raport shqyrton të dhënat statistikore në dispozicion publik dhe vrojtime faktike të mbledhura rreth funksionimit të institucioneve të sistemit të drejtësisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës para dhe pas dorëheqjes masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ serb të Kosovës në nëntor 2022. Raporti identifikon ndikimin e dorëheqjeve në sistemin e drejtësisë në Mitrovicë me fokus në sundimin e ligjit dhe standardet e gjykimit të drejtë, veçanërisht të drejtën për gjykim brenda një kohe të arsyeshme dhe qasjen në drejtësi.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.