OSBE dhe DokuFest mbajnë ekspozitën digjitale “Si të shoh? – Kosovë”
Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me DokuFest-in, ishte nikoqir i një ekspozite audio-vizuale të krijuar nga pjesëmarrësit e kampit ndërkulturor “Si të shoh? – Kosovë”.
Ekspozita, pjesë e programit kryesor të festivalit, përfshinë materiale nga intervistat e pjesëmarrësve me njëri-tjetrin, me fokus këndvështrimet e tyre rreth dialogut, dhe ilustron rrugëtimin e tyre përgjatë tërë projektit dhe mënyrën se si ata e shohin njëri-tjetrin.
Projekti “Si të shoh? - Kosovë” ka përfshirë 14 të reja dhe të rinj nga komunitete dhe përkatësi të ndryshme, të cilët u njohën me njëri-tjetrin, vizituan shumë vende në mbarë Kosovën së bashku, u takuan me organizata që promovojnë shkëmbimet kulturore dhe dialogun si dhe eksploruan edukimin medial dhe filmin si mënyra për të ndarë përvojat dhe kapërcyer dallimet.