Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon vizita në objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare për nxënës të komuniteteve të ndryshme
Për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe diversitetit fetar, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi një vizitë për 73 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga rajonet e Mitrovicës dhe Gjilanit dhe mësimdhënësit e tyre në katër objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Qendrën Historike të Prizrenit.
Nxënës nga komuniteti shqiptar, serb dhe turk të Kosovës vizituan Xhaminë e Sinan Pashës, kompleksin e Katedrales Ortodokse Serbe të Shën Gjergjit, Katedralen Katolike të Zojës Ndihmëtare, Teqenë Halveti dhe Kishën e Virgjëreshës së Shenjtë të Ljevishkës. Përfaqësuesit e tyre mirëpritën nxënësit dhe ndanë një historik të shkurtër, përfshirë rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së objekteve kulturore dhe fetare që u përkasin komuniteteve të ndryshme.
Vizita studimore në objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare është një veprimtari e rregullt e misionit, e përshtatur për të rritur ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e diversitetit kulturor dhe fetar në Kosovë.