Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon tryezë të rrumbullakët me temë sigurinë dhe qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës në familje
PRISHTINË, 6 dhjetor 2022 – Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë nesër një tryezë të rrumbullakët për qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës në familje, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.
Në këtë tryezë të rrumbullakët pritet të mblidhen ekspertë të ndryshëm nga institucionet qeveritare, Policia e Kosovës, Qendrat për Punë Sociale, strehimoret për viktima të dhunës në familje, Institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe OJQ-të e grave.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë për aspektet e sigurisë së dhunës në familje, rolin e aktorëve të ndryshëm në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit institucional, me vëmendje të posaçme në referimin e sigurt dhe shërbimet e tjera në dispozicion për viktimat.
Fjalë hyrëse do të japin Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë; z. Blerim Sallahu, Zëvendësministër i Drejtësisë; z. Blerim Gashani, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme; dhe Nënkolonel Arbnesh Ajvazi nga Policia e Kosovës.
Ftohen mediat që të mbulojnë këtë ngjarje, të mërkurën më 7 dhjetor 2022, duke filluar nga ora 10:00, në Swiss Diamond Hotel.