Misioni i OSBE-së do të prezantojë raportin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë
PRISHTINË, 15 korrik 2022 – Të hënën, më 18 korrik 2022, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë raportin e fundit tematik për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Raporti pasqyron në hollësi kornizën ligjore, administrative dhe të politikave në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe analizon ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet çështjeve të mbrojtjes së trashëgimisë, sigurisë, infrastrukturës dhe planifikimit hapësinor. Ai përmban disa rekomandime për institucionet dhe agjencitë kryesore lidhur me ruajtjen e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm.
Ky raport tematik është vazhdimësi e raportit “Sfidat në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të paluajtshme materiale në Kosovë” të hartuar nga OSBE në vitin 2014.
Në këtë organizim do të mbajnë fjalë rasti Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, dhe Kryetarja e Bordit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, znj. Zanita Halimi, pasuar nga një prezantim i shkurtër i raportit dhe seancë pyetjesh e përgjigjesh.
Ftohen përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë ditën e hënë, 18 korrik 2022, në hotel Swiss Diamond në Prishtinë, me fillim në orën 09:30.