Materiale
Raport për vlerësimin e të drejtave të komuniteteve - Botimi i pestë
Raporti i vlerësimit të të drejtave të komuniteteve e vlerëson situatën e të drejtave të komunitetit dhe progresin e bërë nga institucionet e Kosovës në lidhje me Opinionin e vitit 2017 të Komitetit Këshillëdhënës të Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (FCNM), në fushat e dialogut ndërmjet komuniteteve, sigurisë dhe drejtësisë, gjuhës, arsimit, procesit të kthimit, të drejtave socio-ekonomike, kulturës dhe mediave. Ky edicion përfshinë zhvillime të rëndësishme që nga qershori 2015, kur kishte përfunduar periudha e raportimit të katërt. Në fund, raporti ofron një sërë konkluzionesh rreth progresit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë, në përputhje me detyrimet e FCNM.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.