Materiale
Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike
Ne përputhje me një nga detyrat kryesore të saj në vitin 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë (Misioni) u mandatua me trajnimin e shërbimit policor të ri në ruajtjen e drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike të policimit. Për ta bërë këtë, Misioni ka krijuar Shkollën e Shërbimit Policor te Kosovës (ShSPK) dhe mori rolin udhëheqës në rekrutimin dhe trajnimi e zyrtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës (ShPK) të sapo krijuar, tani Policisë së Kosovës (PK). Në 2006, Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës ka evoluar në Qendrën Kosovare për Edukim dhe Zhvillim te Sigurisë Publike (QKEZhSP), dhe ne 2011 ne Akademinë Kosovës për Siguri Publike (AKSP), duke u shndërruar në qendrën e trajnimit për të gjitha agjencitë e sigurisë në Kosove: PK, Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), Shërbimi i Sprovues i Kosovës (ShSK), Dogana, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Sot, AKSP është institucion i akredituar përgjegjës për ofrimin e programeve bazë, të specializuara, të përparuara dhe të akredituara bachelor në sigurinë publike për të gjitha institucionet e përmendura. Kjo broshurë paraqet kontributin e Misionit në krijimin, zhvillimin nëpër faza të ndryshme dhe arritjet kryesore të Akademisë. Gjetjet nga raportet vjetore, vlerësimet dhe raportet e brendshme, të prodhuara nga institucionet / organizatat vendore dhe ndërkombëtare, së bashku me burimet e hapura dhe kujtesën institucionale, u përdorën gjatë hartimit të kësaj broshure.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.