Materiale
Mekanizmi i shqyrtimit të kërkesave në masë për të drejtat pronësore: Përvoja e Kosovës
Ky raport vlerëson 20 vjet të funksionimit të mekanizmave të shqyrtimit të kërkesave në masë për të drejtat pronësore në Kosovë. Zgjidhja e kërkesave pronësore të lidhura me konfliktin padyshim që përbën hap kyç drejt mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve të prekura në Kosovë. Kjo gjithashtu përkrahë kthimin dhe inkurajon procesin e gjithmbarshëm të pajtimit dhe marrëdhëniet ndërmjet-komuniteteve brenda shoqërisë. Prandaj, funksionimi efektiv i mekanizmave të tillë ka ndikim të rëndësishëm potencial në jetën e mijëra personave të zhvendosur dhe refugjatë.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.