Materiale
Të rinj shembullorë në shërbim të komuniteteve të tyre
Për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë - jeta mund të jetë sfiduese në shumë kuptime. Shpesh të margjinalizuar në kuptimin social e ekonomik - ata përballen me vështirësi çdo ditë. Këto storie flasin për përpjekjet dhe potencialin frymëzues të atyre që ia dalin, dhe kthejnë secilën mundësi në një betejë për jetë më të mirë.
- Arlinda Muqa: Nokautimi i Stereotipeve GjinoreArlinda është një boksiere e re amatore nga komuniteti rom dhe kur u patëm takuar për herë të parë, na kishte thënë se kishte planifikuar të aplikonte për një grant të vogël për të marrë pajisje shtesë për klubin e boksit ku stërvitej. Në atë kohë, ne nuk mund ta imagjinonim që vajza e re që qëndronte para nesh ishte fituese e shumëfishtë e medaljeve, kampione dhe një luftëtare e vërtetë.Story
- Fitim Krasniqi: Urë drejt suksesit për komunitetet“Unë jam thjesht një urë e vogël mes komuniteteve dhe Këshillit Danez për Refugjatë” – e nis bisedën Fitim Krasniqi, të cilin e takuam në zyrën e tij në Mitrovicë të Jugut. Në vitin 2016, përmes punës së tij Fitimi u bë një pikë kontakti për adresimin e brengave të komuniteteve jo-shumicë, duke përdorur njohuritë dhe përvojën e tij për të dhënë këshilla për çështje me të cilat përballen banorët vendas.Story
- Albina Avdiu: Të jesh modelNdonëse vetëm 27 vjeçe, ajo është gruaja e parë e zgjedhur ndonjëherë si Kryesuese e KK-së në Podujevë. Ky komitet është organ obligativ i themeluar në kuadër të kuvendeve komunale dhe ka për mandat të promovojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve duke siguruar se legjislacioni, politikat dhe praktikat komunale janë në përputhje me ligjet që garantojnë të drejtat e komuniteteve.Story
- Lendrit Qeli: Një tregim i këmbëngulësisëLendriti punon në çështjet që kanë të bëjnë me kthimin e qëndrueshëm dhe riintegrimin e të kthyerve, personave të riatdhesuar dhe personave të zhvendosur. Si Shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, e themeluar në vitin 2010, puna e tij është që të promovojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve të ndryshme, të gjithë atyre të cilët përpiqen të kthehen në këmbët e tyre dhe ta fillojnë jetën nga e para.Story
- Mergita Hoti: Një grua në veprim“Në vitin 2017, një grup i miqve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe unë vendosëm që ta themelojmë organizatën tonë” - thotë Mergita. OJQ-ja është aktive në komunë, ku organizon aktivitete të ndryshme duke filluar nga arsimi deri tek sporti dhe fuqizimi i rinisë. Qëllimi përfundimtar i OJQ-së është ndërgjegjësimi i të tria komuniteteve dhe promovimi i gjuhës rome.Story
- Edis Galushi: “Dallimet janë pjesë e jona”E takuam Edis Galushin në këndin për kafe të një librarie të qetë në Prizren. Një nga gjërat e para që na tha ishte se në Prizren, për dallim prej vendeve tjera në Kosovë dhe Evropë, romët përjetuan rilindjen duke iu falënderuar intelektualëve rom dhe palëve tjera. Në vitin 1989, në të njëjtin vit kur u lind Edisi, u themelua Teatri Rom në Prizren si forum për diskutim të çështjeve sociale dhe transformimin e tyre në shfaqje.Story