Thirrje për aplikim: Akademia Lokale e Dialogut e OSBE-së për Gratë e Reja
Edicioni i parë i Akademisë së Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja ofron platformë për gratë e reja për të kapërcyer pengesat në komunikim, për të thyer stereotipet dhe për të vendosur bazë për dialog të mëtejshëm përmes të mësuarit nga njeri tjetri, dhe aktiviteteve të trajnimit dhe mentorimit. Ajo synon të rrisë komunikim në rrjet ndërmjet komunitetve duke u fokusuar në çështje të përbashkëta shqetësuese, në veçanti që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Thirrja është e hapur për gra të reja mes moshave 16 dhe 22 vjeç* nga Kosova të interesuara për të marr pjesë në proceset e politikës dhe vendimmarrjes, vullnetarizmit, punës në komunitet dhe avokimit. Aftësitë e gjuhës angleze nuk janë të detyrueshme.
Ju lutemi dërgoni aplikacionin tuaj deri më 15 maj 2019 (23:59) në localDA-OMiK@osce.org
_________________________________
* Të miturve do t'u kërkohet të dërgojnë pëlqimin e prindërve të nënshkruar nga të dy prindërit (nëse është e aplikueshme) dhe formulari për këtë mund të gjendet në pakon e aplikimit.