Materiale
Raportimi për dhunën në familje - Udhëzues për gazetarë
Ky udhëzues i ndihmon gazetarët që të jenë më efektivë kur të raportojnë mbi dhunën në familje në atë mënyrë që është e ndjeshme për viktimat dhe që trajton dhunën në familje si shqetësim serioz, duke siguruar kështu kontekstin e duhur dhe duke mbajtur institucionet përgjegjëse. Me synim të përgjithshëm për të siguruar themel të fortë për mediat në formësimin e diskursit publik dhe për të nxitur ndryshim të politikave, udhëzuesi përfshin pasqyrim të kuadrit ligjor përkatës, procedurave civile, raportimit të ndjeshëm ndaj viktimave dhe strehimoreve dhe linjës ndihmëse për dhunën në familje.
Udhëzuesi është në dispozicion në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.