Materiale
Perspektiva e burrave ndaj barazisë gjinore në Kosovë
Në maj të vitit 2018, Misioni i OSBE-së dhe UNFPA kanë publikuar një raport mbi perspektivën e burrave ndaj barazisë gjinore në Kosovë. Raporti përmban informata dhe statistika për një mori çështjesh kyçe që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, siç janë normat gjinore dhe qëndrimet ndaj barazisë gjinore; përvojat e fëmijërisë; dinamikat e marrëdhënieve dhe punët e shtëpisë; dhuna dhe praktikat kriminale; praktikat shëndetësore dhe politikat e ligjet e barazisë gjinore.
Raporti është hartuar në bazë të rezultateve të Anketës ndërkombëtare për burrat dhe barazinë gjinore (IMAGES), të realizuar për herë të parë në Kosovë për të kuptuar qëndrimet dhe praktikat e burrave - së bashku me mendimet dhe raportet e grave për sa u përket praktikave të burrave – mbi një varg temash që ndërlidhen me gjininë dhe mënyrat se si burrat mund të ndihmojnë në adresimin e pabarazisë gjinore.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.