Misioni i OSBE-së në Kosovë trajnon zyrtarët komunalë për asistencën për personat e riatdhesuar
Më 25 shtator 2012 Misioni i OSBE-së dhe Agjencia Kosovare për Promovimin e Punësimit ka përfunduar një punëtori dy-ditore për vlerësimin e asistencës për krijimin e të ardhurave nga fondi i ri-integrimit në nivelin qendror për zyrtarët komunalë për komunitete dhe kthim nga 25 komuna.
Këta zyrtarë janë pikë kontakti për personat e riatdhesuar nëpër komuna dhe ofrojnë lidhje kryesore për institucione të nivelit qendror. Punëtoritë janë fokusuar në trajnime në mënyrë që të asistojnë personat e riatdhesuar për të zhvilluar planet e biznesit që plotësojnë kërkesat e fondit të ri-integrimit.
“Në raportet tona të mëparshme ne kemi vënë në pah që, përkundër zhvillimeve të qarta në kornizën ligjore dhe politike që nga viti 2012 dhe themelimi i fondit prej 3.4 milion eurosh, personat e riatdhesuar shpeshherë nuk janë në gjendje që të kenë qasje në ndihma për mundësinë e zhvillimit të biznesit të qëndrueshëm”, tha Katherine Nobbs, këshilltare e lartë për komunitete në Misionin e OSBE-së.
Këto punëtori janë pjesë e përpjekjeve të Misionit për t’u ndihmuar komunave që t’iu shërbejnë më mirë personave të riatdhesuarve duke e bërë më të lehtë qasjen e tyre në ndihmën shumë të nevojshme financiare”.
Në tetor dhe nëntor, Misioni i OSBE-së dhe Agjencia Kosovare për Promovimin e Punësimit do t’i ofrojnë zyrtarëve komunalë për komunitete dhe kthim më shumë mbështetje teknike në hartimin dhe parashtrimin e fillimit të biznesit dhe mbështetje të kërkesave.
Misioni i OSBE-së është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni do të vazhdojë monitorimin e shkallës së kërkesave të suksesshme për asistencën në gjenerimin e të hyrave dhe të punojë me gjithë faktorët relevantë në rritjen e ri-integrimit të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar.