Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon vrasjen në Ferizaj
Prishtinë, 9 korrik 2012 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer, dënoi vrasjen e Milovan dhe Liljana Jevtic, serbë të kthyer në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në komunën e Ferizajt.
Ambasadori Almhofer ka shprehur shqetësim të thellë për incidentin e 6 korrikut, dhe ndikimin e tij në komunitetin në të cilin ka ndodhur vrasja.
“Jam i tronditur dhe i dëshpëruar nga ky akt. E përgëzoj policinë e Kosovës për reagimin e menjëhershëm ndaj këtij incidenti, si dhe nga institucionet dhe liderët e tyre, dhe besoj që policia dhe gjyqësori do të bëjnë çdo përpjekje për ta zgjidhur rastin në mënyrën e duhur”, tha ai.
Milovan Jevtic ishte anëtar i iniciativës së sigurisë publike lokale, organ i mbështetur nga OSBE që ka për qëllim promovimin e një ambienti më të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në atë zonë.
Misioni i OSBE-së është i mandatuar që të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut, demokratizimin, dhe zhvillimin e sektorit për siguri publike.