Materiale
Ftesë për dorëzimin e projekteve - Skema e Iniciativave të shoqërisë civile (CSIS)
Misioni i OSBE-së në Kosovë bën thirrje për dorëzimin e aplikacioneve me qëllim të promovimit të iniciativave të shoqërisë civile që kanë për synim fuqizimin e publikut në regjionin e Gjilanit dhe regjionin e Prizrenit. Skema e Iniciativave të Shoqërisë Civile (CSIS), e cila e përkrah programin për fuqizimin e publikut, do të ofrojë financim për akterë të shoqërisë civile në rajonet e Gjilanit/Gnjilane dhe Prizrenit në vlerë maksimale prej 7,000 euro, për adresimin e njërës nga fushat në vijim: 1. Fuqizimi i grupeve të cenueshme; 2. Fuqizimi i pjesëmarrjes publike; dhe 3. Përmirësimi i qasjes në shërbime komunale.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.