Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon vrasjen në Dobrushë
PRISHTINË, 21 tetor 2011 - Zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, dënon sot vrasjen e njërit serb dhe plagosjen e dy të tjerëve në fshatin Dobrushë, në perëndim të Kosovës.
“Ky akt tronditës vret ndërgjegjen tonë. Përdorimi i dhunës në rrjedhën e rasteve kontestuese është edhe i papranueshëm edhe një fyerje për zhvillimin e demokracisë në Kosovë,” tha Joseph.
“Familjes së të vdekurit Miško Komatina i shprehi ngushëllimet më të sinqerta dhe viktimave tjera Draško Ojdanić dhe Dejan Bogićević u dëshiroj shërim të shpejtë”.
Në fshatin Dobrushë dje në mesditë ka ndodhur një incident me krisma.
“Është inkurajuese që policia e ka arrestuar të dyshuarin sot në mëngjes dhe shpresojmë që drejtësia do të bëj punën e vet si duhet”, shtoi Joseph.
Misioni i OSBE-së në Kosovë promovon të drejtat e njeriut dhe sigurinë për të gjithë që jetojnë në Kosovë.