Misioni i OSBE-së shpreh keqardhje për humbjen e jetës, thërret për qetësi dhe bashkëpunim
Prishtinë, 27 korrik 2011 – Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë Edward Joseph, shprehu sot keqardhje për humbjen e jetës dhe të lëndimeve që ndodhën menjëherë pas operacionit të bërë nga njësitë speciale të policisë së Kosovës.
“OSBE i bashkëngjitet apelit të partnerëve të vet nga komuniteti ndërkombëtar për qetësi dhe shmangie nga hapat që mund ta bëjnë situatën më të paqëndrueshme”, tha Joseph. Dialogu mes të gjitha palëve përkatëse ka rëndësi kyçe për të zgjidhur çështjet e hapura”, shtoi ai.
Ai shtoi se Misioni po ashtu u bënë thirrje gjithë liderëve që t’i shmangen retorikës nxitëse dhe të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in të cilët janë duke ndihmuar në uljen e tensioneve.
Misioni i OSBE-së do të vazhdojë që të mbajë lidhje të ngushtë dhe të gjerë me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në mënyrë që të ulen tensionet.