Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Misioni i OSBE-së në Kosovë, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë duke organizuar një sërë debatesh publike për të ngritur vetëdijen rreth nevojës për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe fetare.
Debatet kanë filluar në komunën e Skenderajit më 28 qershor 2011, dhe kanë vazhduar në Mitrovicë, Obiliq, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Deçan, kurse tri të tjera që do të mbahen në Vushtrri, Rahovec dhe Lipjan janë planifikuar për shtator. Në këto debate është theksuar roli i individëve dhe komuniteteve lokale në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
“Ne po mundohemi të krijojmë mirëkuptim që trashëgimia kulturore i takon të gjithëve dhe që mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë politike mund të shprehen në mënyra tjera dhe jo të dëmtohen monumentet kulturore dhe fetare”, tha Edi Shukriu, arkeologe dhe kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Misioni i OSBE-së gjithashtu mbështet Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore duke ndihmuar atë për zhvillimin e webfaqes zyrtare që do të japë informata të azhurnuara lidhur me trashëgimin kulturore në Kosovë në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Mbështetja për Këshillin është pjesë e punës së Misionit për mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve.