Materiale
Raport për vlerësimin e të drejtave të komuniteteve Botimi i katërt
Raporti i katërt i vlerësimit të drejtave të komuniteteve i lëshuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë vlerëson përparimin e bërë nga institucionet e Kosovës për sa i përket Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në fushat e dialogut ndërmjet komuniteteve, sigurisë dhe drejtësisë, gjuhës, arsimit, kthimit, kulturës dhe medias. Raporti ka gjetur që, derisa është arritur përparim në disa fusha, mbetet për t’u bërë shumë më shumë për të siguruar mbrojtje të të drejtave të komuniteteve në Kosovë. Raporti përfundon me ofrimin e rekomandimeve për institucionet relevante për atë se si të përmirësohet implementimi i Konventës Kornizë nga ana e tyre.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.