Materiale
Fushatë për të drejtën e grave në pronë – “Nuk ka rëndësi vajzë a djalë. Të dy janë trashëgimtarë!”
4 dhjetor 2015
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka realizuar një fushatë për informim publik, me TV dhe radio spote në gjuhën shqipe dhe serbe, për të drejtën e grave në trashëgimi. Qëllimi i fushatës është të sensibilizoj popullatën, me theks të veçantë gratë që jetojnë në zonat rurale, për të drejtat e grave në trashëgimi si një nga çështjet më problematike kur bëhet fjalë për qasjen e grave në pronë.